Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus+ në Universitetin ESTP në Francë
Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursa për semestrin dimëror të vitit akademik 2026/2027, për mobilitete në Universitetin ESTP në Paris të Francës, në kuadër të programit Erasmus +.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për një semestër BA dhe MA nga Fakulteti i Ndërtimtarisë
Të drejtë aplikimi kanë studentët e nivelit BA dhe MA. Studentët duhet të jenë të regjistruar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Ndërtimtarisë. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët, të paktën, kanë të përfunduar vitin e parë (BA) ose semestrin e parë të studimeve përkatëse (MA) dhe kanë notën mesatare të paktën 8.00.
Kohëzgjatja e bursave:
-Bachelor dhe Master
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
- Certifikata e notave/transkripta;
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe semestrin/vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- CV (në gjuhën angleze);
- Certifikata e gjuhës angleze (niveli B2);
Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.
Për programet e studimit të ofruara në universitetin në fjalë, ju lutem vizitoni ueb faqen zyrtare: ESTP – French Graduate school of Engineering, committed to building a sustainable world
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 12 mars 2026.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].
Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).