Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Universitetin e Zagrebit” Kroaci
Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për në "Universitetin e Zagrebit”, Kroaci, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit për mësimdhënie;
- Shkëmbimin e studentëve për studime BA, MA, PhD (një semestër).
Të drejt aplikimi kanë studentët nga fusha e Departamentit të Shkencave Politike dhe të Gazetarisë.
Baçelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet baçelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë.
Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër.
PhD, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës dhe duhet ta kenë një konfirmim nga një profesor që do të bëjë mentorimin gjatë periudhës në fjalë.
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentë janë:
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj, në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
- Certifikata e notave/transkripta;
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
- CV (në gjuhën angleze);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës.
Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për staf:
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës B2)
- Kontratën e punës
Stafi që do të aplikojë duhet të marrë pjesë në kursin që do të zhvillohet në qershor 2026 në Qendrën për Studime Pasuniversitare në Dubrovnik si dhe duhet të sigurojnë ftesë nga udhëheqësi i kursit, prof. Đana Luša.
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 30 prill 2026.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni Koordinatoren znj. Blerandë Dragusha Fetahu në adresën elektronike: [email protected];
Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: Hello! - Administration System (uni-pr.edu)
Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!