Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus+ në Universitetin e Splitit

Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus+ në Universitetin e Splitit

Administrator Administrator 3 nëntor 2025 Arkivuar

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursa për semestrin veror të vitit akademik 2025/2026 për mobilitete në Universitetin e Splitit, Kroaci, në kuadër të programit Erasmus +.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për një semestërBachelor dhe Master

Fushat e mobilitetit:  

- Shkenca humane


Nivelet e mobilitetit për studentët:
Bachelor - (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikoni në Universitetin e Splitit. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve).

Master - (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikojnë në Universitetin e Splitit.

Kohëzgjatja e bursave:
-Bachelor dhe Master (1 semestër, 5 muaj)

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

• Certifikata e notave/transkripta;

• Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe semestrin/vitin estudimit gjatë këtij viti akademik);

• Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

• CV (në gjuhën angleze);

• Certifikata e gjuhës angleze (niveli B2);

• Nota mesatare kërkohet të jetë jo më pak se 8.

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për programet e studimit të ofruara në “ Universitetin e Splitit” ju lutem vizitoni ueb faqen zyrtare: Sveučilište u Splitu - Studies in English

 Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu  dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën  8 nëntor 2025.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur me këtë thirrje mund ta kontaktoni znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).