Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Savonia University of Applied Sciences”, Finlandë

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Savonia University of Applied Sciences”, Finlandë

Administrator Administrator 20 tetor 2025 Arkivuar

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror në "Savonia Universityof Applied Sciences", Finlandë, në kuadër të programit Erasmus+ Mobility të Komisionit Evropian për semestrin veror 2025.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

Shkëmbimin e studentëve për studime BA, MA, PhD;

Bachelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë.

Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fusha më poshtë.

PhD, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet edoktoratës në Universitetin e Prishtinës dhe duhet ta kenë një konfirmim nga një profesor që do të bëjë mentorimin gjatë periudhës në fjalë.

Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në "SavoniaUniversity of Applied Sciences", Finlandë, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë: https://opinto-opas.peppi.savonia.fi/offering/27/60067

Fushat e mobilitetit janë:

• Bujqësi;

• Punë sociale.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët janë:

• Vërtetimi i studentit (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);

• Certifikata e notave/transkripta;

• Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);

• CV (në gjuhën angleze);

• Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

• Kopja e pasaportës.

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students withfewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri më 31.10 2025.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

 Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Blerandë Dragusha-Fetahu në adresën elektronike: [email protected]
 Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: Hello! - AdministrationSystem (uni-pr.edu)

Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.