Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Instituto Politecnico Do Porto”, Portugali
Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për në "Instituto Politecnico Do Porto”, Portugali, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Praktikë profesionale për studentët e Doktoratës (Traineeships) (Koha: 1-2 javë, më së largu deri në muajin korrik të vitit 2026 duhet realizuar mobilitetin)
Fushat e mobilitetit janë:
- Shkencat e biznesit dhe Shkencat Sociale;
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët janë:
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
- Certifikata e notave/transkripta;
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
- CV (në gjuhën angleze);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Kopjen e pasaportës;
Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 22 maj 2026
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni Koordinatoren e Programit Znj. Blerandë Dragusha Fetahu në adresën elektronike: [email protected];
Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/Admin/IRO/
Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!