Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Çukurova University, Turqi

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Çukurova University, Turqi

Administrator Administrator 25 qershor 2025 Arkivuar

Universiteti i Prishtinës  hap thirrjen për aplikim për bursa për studentët e UP-së për semestrin dimëror 2025/2026  për mobilitete në Universitetin e Çukurovës në Turqi, në kuadër të programit Erasmus +  mobility, të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-  Shkëmbim studentëve nga niveli Master,  studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

Fusha e mobilitetit:

-       Departamenti i gjuhës dhe letërsisë gjermane;

-       Departamenti i gjuhës dhe letërsisë angleze;

-       Departamenti i gjuhës dhe letërsisë turke.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

-       Transkripta e notave(jo më i vjetër se një muaj);

-       Vërtetimi që jeni studentë (jo më i vjetër se një muaj);

-       Letër motivimi (në gjuhës angleze);

-       CV (formatit europass);

-       Kopja e pasaportës/letërnjoftimit;

-       Certifikata e gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2).

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

 Për më shumë informata luteni që a vizitoni ueb faqen e Universitetit të Çukurovës  në ueb faqen: Çukurova Üniversitesi - Çukurova Üniversitesi (cu.edu.tr)

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu  dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën  30 qershor 2025.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).