Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Aristotle University of Thessaloniki, Greqi
Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për staf në Aristotle University of Thessaloniki të Greqisë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian për mësimdhënie dhe trajnim.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit akademik / trajnim.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për staf:
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës B2);
- Kontratën e punës;
- Tjera.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Afati për aplikim është deri më: 18 prill 2026
Aplikimi bëhet përmes email-it, duke dërguar dokumentet e kërkuara me titull “Aristotle University of Thessaloniki” të skanuara në adresën: [email protected] .
Për më shumë informacion mbi bursat, mund të kontaktoni Koordinatoren e projektit, znj. Blerandë Dragusha Fetahu, në të njëjtën adresë elektronike: [email protected]
Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja ofron, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.