Hapet ekspozita kolektive e profesorëve të Fakultetit të Arteve të UP-së
Në Galerinë e Fakultetit të Arteve është hapur një ekspozite kolektive e profesorëve të këtij fakulteti.
Ne vijim te aktiviteteve te programit te saj vjetor, Galeria e Fakultetit te Arteve, se bashku me profesorët nga departamenti i arteve vizuale, kane konceptuar dhe organizuar ketë ekspozite kolektive ne muajin e festave të nëntorit si dhe me qellim te paraqitjes se krijimeve te tyre tek audienca vendore.
Përzgjedhja dhe konceptet e veprave artistike janë nga opusi i veprave personale te profesorëve si punime artistike nga piktura, vizatimi, skulptura, grafika, dizajni, artet konceptuale e mediat e reja.
Ne fjalën e hapjes, dekani i Fakultetit te Arteve, prof. Hazir Haziri theksoi se ky aktivitet, përveç prezantimit të profesorëve, artiste te shquar, ka dhe qellim kryesor takimin e përbashkët me stafin, studentet dhe audiencën. “Unë personalisht u jam shume mirënjohës profesorëve për gatishmërinë e treguar për pjesëmarrje dhe me ketë rast i uroj ata për veprat e veçanta te paraqitura ne ketë ekspozite”.
Ne hapje te ekspozitës, fjale rasti ka mbajtur edhe rektori i UP-se, prof. Qerim Qerimi, i cili ka ofruar mbështetje te vazhdueshme për nismat dhe aktivitetet e Fakultetit te Arteve.
Ne ketë rast, rektori ka falënderuar dekanin për udhëheqjen e treguar dhe stafin profesorial për shfaqjen mahnitëse te talentit te tyre te jashtëzakonshëm artistik.
Ne fjalën e tij, rektori Qerimi ka deklaruar se, “si arti ne përgjithësi, edhe piktura ne veçanti, përfaqëson shprehjen me reale, me mahnitëse dhe thellësisht poetike te realitetit jetësor”, duke vërejtur se arti ne te vërtete nuk është luks, por ne thelb një referim i domosdoshëm jetësor.
Te pranishmit i ka përshëndetur edhe ambasadori i ri Shqipërisë ne Kosove, prof. Petrit Malaj.
Ekspozita do të qëndroje e hapur deri me 15 dhjetor 2023.