Ftesë për regjistrim në programin certifikues të Qendrës për Energji dhe Qëndrueshmëri

Administrator Administrator 31 janar 2020 Arkivuar

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ju fton që të aplikoni për t’u regjistruar në Semestrin Veror 2019/20 të programit certifikues "Energjia e ripërtërishme dhe qëndrueshmëria", i cili ofrohet nga Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri (QEQ) e Universitetit të Prishtinës

Afati i fundit për aplikim është data 10/02/202. Ndërsa, studentët e regjistruar me sukses do të mund të ndjekin programin duke filluar nga data 17 shkurt 2020.

Detajet e aplikimit:

1. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e nivelit baçelor, të cilët kanë regjistruar së paku semestrin e dytë në programet aktuale ku janë duke i ndjekur studimet. Të drejtë aplikimi kanë edhe studentët e nivelit master.
2. Regjistrimi mund të bëhet nëse aplikoni online, zgjidhni kursin obligativ dhe 3 kurse nga lista e kurseve zgjedhore të Semestrit Veror 2019/20, shkarkoni fletëpagesën dhe deklaratën e studentit, bëni pagesën dhe së bashku me deklaratën e nënshkruar e dorëzoni në Administratën Qendrore të UP-së.
3. Studenti konsiderohet që është regjistruar në program, vetëm pasi të dorëzohet dokumentacioni i kompletuar në administratën e UP-së, në mënyrë që të bëhet konfirmimi i regjistrimit.
4. Numri maksimal i studentëve që mund të regjistrohen është 50 dhe regjistrimi i tyre bëhet sipas radhës së dorëzimit të dokumentacionit të kompletuar në administratën e UP-së.
5. Studenti konsiderohet që ka kryer me sukses programin certifikues nëse merr notë kaluese në 4 kurset e përzgjedhura, të cilat zgjasin 1 semestër.
6. Ligjëratat zakonisht organizohen pas orës 15:00, përveç nëse studentët merren vesh ndryshe me instruktorët (profesorët) e kurseve përkatëse.


Lista e kurseve/instruktorëve dhe syllbaset përkatëse mund të gjinden në linkun vijues: https://bit.ly/2u9Er9f