Ftesë për pjesëmarrje në konferencën “Java e shkencës” 2018

Administrator Administrator 19 shtator 2017 Arkivuar

Të nderuar punëtorë shkencorë të institucioneve kërkimore-shkencore të Kosovës dhe të Rajonit,

Ju rikujtojmë se  DSHT – MASHT, çdo vit organizon konferencën vjetore kombëtare të shkencës “Java e Shkencës” , e cila mëton të jetë ngjarje e përmasave ndërkombëtare shkencore në të cilën shkencëtarët kosovarë dhe të rajonit do t’i paraqesin arritjet e tyre shkencore njëvjeçare.

 Me qëllim që në vitin 2018, në konferencë të përfshihen shkencëtarë nga të gjitha trevat shqiptare nga diaspora dhe vendet e rajonit, përgatitjet për konferencë kanë filluar që në shtator të vitit 2017. Me këtë rast,  me anë të ftesës duam t’ju  informojmë me kohë, me qëllim që në javën e mbajtjes së  konferencë (15, 16, 17 dhe 18 maj 2018) të jeni sa më të përgatitur.

Duke e vlerësuar kontributin tuaj në zhvillimin shkencor, ekonomik, kulturor dhe shoqëror të vendit tonë, ju lusim që këtë njoftim ta kuptoni si ftesë për konferencën e këtij viti  njëkohësisht, të njëjtën ta shpërndani tek komuniteti shkencor i vendit tonë brenda dhe jashtë Kosovës.

Shpresojmë që me ndihmën dhe kontributin tuaj të arrijmë që konferencën kombëtare të shkencës, ta shndërrojmë në ngjarjen më të rëndësishme shkencore të vendit dhe në rajon .

Ju njoftojmë se dërgimi i abstrakteve bëhet në adresat zyrtare të zyrtarëve përgjegjës për fushat shkencore :

  1. Studimet gjuhësore, kulturore dhe historike, abstraktet dërgohen në emailin: [email protected]
  2. Burimet natyrore, energjia dhe mjedisi ; Shkencat teknike, inovacionet dhe transferi i teknologjisë, abstraktet dërgohen në emailin: [email protected]
  3. Prodhimi bujqësor dhe sigurimi i ushqimit; Kërkimet shkencore në mjekësi, abstraktet dërgohen në emailin:  [email protected]
  4. Studimet në fushën e edukimit dhe arsimit; Studimet shoqërore dhe ekonomike, abstraktet dërgohen në emailin: [email protected]

 Abstraktet dërgohen në formë elektronike në word deri më 31 janar 2018. Njoftimi për abstraktet e përzgjedhura nga këshillat shkencore të fushave do të publikohet deri më 15 mars 2018.

Konferenca përveç seancave plenare do të organizohet në këto seanca të veçanta tematike:

1. Studimet gjuhësore dhe kulturore
2. Studimet historike
3. Burimet natyrore, energjia dhe mjedisi,
4. Prodhimi bujqësor dhe sigurimi i ushqimit,
5. Ndërkombëtarizimi i shkencës kosovare
6. Shkencat teknike, inovacionet dhe transferi i teknologjisë
7. Studimet në fushë të edukimit dhe arsimit
8. Kërkimet shkencore në mjekësi,
9. Studimet shoqërore dhe ekonomike,
10.Paraqitja e rezultateve të projekteve shkencore të financuara nga MASHT.

Shpjegim: Abstraktet duhet të përmbajnë më së shumti 200 fjalë, të kenë emrin, mbiemrin e autorit, emrin e institucionit ku punon autori si dhe emrin, mbiemrin dhe institucionin ku punojnë recensentët (nëse është vlerësuar prej recensentëve) e punimit të cilët duhet të kenë gradën shkencore apo edhe thirrjen akademike së paku të nivelit të autorit të punimit. Abstraktet duhet të dërgohen në adresat elektronike  të lartshënuara. Aplikuesit duhet ta kenë parasysh se abstraktet do të vlerësohen nga Këshilli Shkencor i MASHT dhe këshillat shkencore të fushave përkatëse shkencore dhe vetëm pas një vlerësimi të tillë do të bëhet pranimi ose refuzimi i tyre.

Ju njoftojmë se MASHT nuk siguron akomodim apo transport për të interesuarit për pjesëmarrje në konferencë, përveç nëse janë të ftuar  mysafir të veçantë të MASHT.

Ju dëshirojmë punë të suksesshme shkencore.

Mirë u pafshim në konferencën shkencore “Java  e Shkencës 2018”.