Ftesë për aplikim për trajnimin: ”Mësimdhënia në Arsimin e Lartë”
Në përputhje me misionin e Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie të UP-së, për avancimin e kapaciteteve akademike, zhvillimin e sistemeve mësimore dhe promovimin e mësimdhënies efektive dhe cilësore, QPM fton stafin akademik të Universitetit të Prishtinës të aplikojë për pjesëmarrje në trajnimet që do të organizohen nga trajnerët ndërkombëtarisht të cerifikuar të Qendrës.
Modulet që do të ofrohen në kuadër të trajnimit “Mësimdhënia në Arsimin e Lartë” ndërlidhen me çështjet qenësore të mësimdhënies universitare siç janë: Teoritë e të nxënit/mësuarit dhe stilet e të nxënit, Mësimdhënia dhe mësimdhënësi efektiv, Shkathtësitë e prezentimit, Teknikat ndërvepruese të mësimdhënies, Menaxhimi i klasës dhe i grupit, Hartimi i rezultateve të të nxënit, dhe Vlerësimi i studentëve.
Kohëzgjatja e trajnimeve është dy ditë dhe është planifikuar të organizohen në dy radhë:
Më datat 24 dhe 25 nëntor 2017 do të mbahen trajnimet për stafin me thirrjen asistentë dhe lektorë.
Më datat 1 dhe 2 dhjetor 2017 trajnimet do të ofrohen për stafin me thirrjen profesor asistentë.
Ftesa për aplikim është e hapur për gjithë stafin akademik të interesuar për trajnime. Përparësi në përzgjedhje do të ketë stafi i pranuar për herë të parë me konkurset e vitit 2015 dhe 2016.
Nëse nuk plotësohet numri i paraparë për këtë radhë të trajnimeve me stafin e sapopranuar të UP-së, grupet do të plotësohen nga lista e aplikantëve të tjerë që e shprehin interesimin e tyre për trajnime.
Aplikimet tuaja i dërgoni në adresën elektronike [email protected], duke i shënuar të dhënat personale: thirrjen tuaj akademike (profesor asistent, përkatësisht asistent/lektor), dhe fakultetin/departamentin.
Afati për aplikim përfundon më datën 21 nëntor 2017 në ora 16.00.
Stafi i cili do të përzgjidhet për pjesëmarrje në trajnime do të njoftohet përmes postës elektronike me ç’rast do t’ju dërgohet edhe agjenda e detajuar.
Vijuesit e trajnimit do të pajisen me certifikatë e cila do të merret parasysh në procesin e avancimit akademik të tyre.