Ftese për aplikim në “Kampin teknologjik në Kosovë: luftimi i korrupsionit në vendet e Ballkanit”, organizuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë

Administrator Administrator 3 nëntor 2017 Arkivuar

Ambasada Amerikane në Kosovë me 8 dhe 9 dhjetor, do organizoj në Prishtinë një trajnim dyditor të quajtur: “Kampi teknologjik në Kosovë: luftimi i korrupsionit në vendet e Ballkanit” (në anglisht: TechCamp Kosovo: Combating Corruption in the Balkans).

Tema e programit është zhvillimi  dhe shfrytëzimi i teknologjive të lira dhe të hapura të informacionit për ta rritur transparencën dhe luftimin e korrupsionit, tematikë e cila do të trajtohet me trajnerë nga Amerika dhe Evropa.

Afati i fundit për aplikim është data 5 nëntor 2017.

Për të aplikuar në këtë trajnim ndiqeni linkun në vazhdim: https://state-intl.forms.fm/techcamp-kosovo-application

Si dhe, për të mësuar më shumë për kampin, ju lutem klikoni këtu: https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/photos/a.127808730578624.20239.127665510592946/2164050720287738/?type=3&theater

“Kampi teknologjik në Kosovë: luftimi i korrupsionit në vendet e Ballkanit” është një mundësi e mirë për ata që punojnë ose planifikojnë të punojnë në luftimin e korrupsionit, në transparencë, llogaridhënie, gazetari dhe media në përgjithësi, aktivizëm dhe fuqizim të zërit qytetar, si dhe që dëshirojnë të zhvillojnë apo të mësojnë për teknologjitë falas dhe me kosto të ulët në shërbim të transparencës dhe parandalimit e luftimit të korrupsionit. Andaj, ftojmë të gjithë studentët, të diplomuarit e UP-së, stafin akademik dhe administrativ, të cilët kanë njohuri bazike në gjuhen angleze dhe kanë interesim në fushat e lartpërmendura, të aplikojnë për t’u bërë pjesë e këtij trajnimi dyditor.