Ftesë - "Pavarësimi energjetik i Fakulteteve Teknike"
Ftohen studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë dhe të Universitetit Politeknik të Tiranës-Tiranë të niveleve të studimeve Bachelor, Master dhe të Doktoratë, që të aplikojnë për hartimin e projektit inovativ:
“Pavarësimi energjetik i Fakulteteve Teknike” në Kampusin e Universitetit të Prishtinës “HASAN PRISHTINA”
Studentët e interesuar duhet të kenë aftësi të shkëlqyera në dizajnim, projektim, implementim të sistemeve industriale teknike dhe të kenë njohuri plotësuese në fushën e ligjeve të aplikueshme në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe të flasin e shkruajnë rrjedhshëm gjuhën angleze.
Për realizimin e projektit, kërkohen studentë/e nga Fakulteti i:
1. Inxhinierisë Mekanike – Prishtinë, 10 studentë
2. Inxhinierisë Mekanike – Tiranë, 4 studentë
3. Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike – Programi Inxhinieri kompjuterike, 2 studentë
4. Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, 2 studentë (1 Ndërtimtari+1 Arkitekturë)
5. Arteve (dizajn / video Ekspert), 1 student, dhe
6. Juridik, 1 student.
Afati për të aplikuar është deri me datën 17.04.2017, ndërsa përzgjedhja bëhet me datën 18.04.2017, në ora 12:00, në lokalet e FIM, Salla 408.
Studentët e përzgjedhur për zhvillimin e këtij projekti inovativ do të jenë pjesë e projektit ndërkombëtar “eMobility Event in Kosovo&Hamburg, Amperax.de” dhe projekteve tjera të KIMERK.
Aplikacionet duhet të dërgohen në emailin: [email protected]. Në aplikacion duhet të shënohet emri dhe mbiemri i studentit, mosha, drejtimi dhe niveli i studimeve, nota mesatare dhe një fletë motivim i shkurtë deri në 100 fjalë.
Shkarko aplikacionin
Për informata shtesë ju lutem kontaktoni:
Prof. Asc. Dr. Mirlind Bruçi - [email protected];
Prof. Asc. Dr. Ramë Likaj - [email protected];
Prof. Ass. Dr. Shpetim Lajqi - [email protected];
Akademik Jorgaq Kaçani - [email protected]