Ftesë lidhur me aplikimin për përfitimin e granteve të vogla për zhvillimin e kurseve të reja në kuadër të programit certifikues të Qendrës për Energji dhe Qëndrueshmëri

Administrator Administrator 5 tetor 2018 Arkivuar

Në kuadër të programit të Lidershipit Transformues të mbështetur nga USAID/Wordlearning dhe me përkrahjen e partnerëve nga Universiteti Shtetëror i Arizonës (ASU), Universiteti i Prishtinës me vendim të Këshillit Drejtues, më 17 Tetor 2017, ka themeluar Qendrën për Energji dhe Qëndrueshmëri (QEQ). QEQ gjer më tani ka zhvilluar shumë aktivitete, ndërsa shumë shpejt do të filloj me ofrimin e kurseve për studentet e Universitetit të Prishtinës në mënyrë që të njëjtëve të ju mundësoj të pajisen me certifikatë nga Burimet e Ripërtëritshme dhe Qëndrueshmëria si aktivitet jashtë programeve në të cilat ata tashmë janë regjistruar. Deri më tani janë zhvilluar dhe janë të gatshme të ofrohen 9 kurse të tilla, ndërsa me qëllim të forcimit të karakterit ndërdisiplinor të programit certifikues, partnerët nga ASU kanë hapur mundësinë e aplikimit të mësimdhënësve nga Fakulteti Filozofik, Fakulteti Juridik dhe Fakulteti Ekonomik duke synuar zhvillimin e kurseve të reja të cilat do ta trajtonin çështjen e Energjisë dhe Qëndrueshmërisë nga aspekti i fushave përkatëse. Për detaje tjera rreth mundësisë së aplikimit, afateve që duhet të respektohen dhe të dhënave që kërkohen, ftoheni që të lexoni me vëmendje njoftimin të cilin mund ta shkarkoni këtu.