Ftesë e VentureUP për bizneset dhe institucionet për angazhim të praktikantëve

Administrator Administrator 2 shtator 2020 Arkivuar

VentureUP, me ndihmën e trajnerëve të angazhuar, deri më tani ka trajnuar mbi 2,000 studentë të Universitetit të Prishtinës në fushat e dizajnuara në bazë të kërkesave dhe nevojave të sektorit privat, dhe jo vetëm.

Studentët e trajnuar në fushat e paraqitura më poshtë, kanë treguar motivim, si dhe kanë përfituar aftësitë bazike të nevojshme për angazhim në këta sektorë, falë trajnimeve të mbajtura nga VentureUP. Andaj, ftojmë të gjitha kompanitë dhe institucionet që janë të interesuara për të angazhuar praktikantë në fushat në vijim, të na kontaktojnë Inkubatorin e Ndermarrësisë së UP-së në email adresën: [email protected].

Ju mund të angazhoni studentët në:

  1. Social Media Management
  2. Marketing & Sales
  3. Python
  4. Web Design (HTML5/CSS3)
  5. Graphic Design
  6. Accounting and Finance
  7. Java
  8. Cyber Security
  9. Search Marketing
  10. Business Planning