FTESË: DITA INFORMUESE E PROGRAMIT ERASMUS +
Zyra e Erasmus+ në Kosovë fton stafin akademik, administrativ dhe studentët e interesuar, që të marrin pjesë në Ditën Informuese të Programit Erasmus+ për institucionet e arsimit të lartë, e cila do të mbahet më 26 nëntor 2018.
Duke filluar në orën 9:30, do të zhvillohet sesioni informues për stafin, ndërkaq, prej orës 14:00, do të jetë sesioni për studentët.
Kjo ditë informuese do të mbahet në amfiteatrin e bibliotekës së Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina".
Në këtë ditë informuese, Zyra Erasmus+ në Kosovë, në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, do të prezantojë thirrjen e re për aplikime në kuadër të programit Erasmus+.
Erasmus+ është programi më i ri arsimor i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës dhe të një bote në ndryshim të vazhdueshëm. Erasmus+ bashkon në një ombrellë të vetme shtatë programet e mëparshme arsimore të BE-së, duke lehtësuar orientimin e përfituesve dhe rregullat e pjesëmarrjes.
Pjesëmarrja në këto programe do të hapë mundësi të reja për institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.
Klikoni këtu për agjendën shqip.
Klikoni këtu për agjendën anglisht.