Ftesë: Diskutim virtual me rektorin Dema
Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” njoftohen se për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID – 19, takimi “Kafe & Diskutim me Rektorin” do të shndërrohet në diskutim virtual me Rektorin, me ç’rast do të kenë mundësi që të diskutojnë rreth mësimit virtual në UP, si dhe idetë për aktivitete mbrojtëse nga pandemia COVID-19.
Takimi do të mbahet më 3 prill 2020, me fillim nga ora 12:00 dhe do të realizohet përmes platformës Google Meet.
“Kafe & diskutim me rektorin” është aktivitet i cili u mundëson studentëve që të takojnë Rektorin e tyre dhe të diskutojnë rreth çështjeve që i preokupojnë ata.
Bëhu pjesë e takimit duke plotësuar formularin: https://forms.gle/iuwAvGBf9sm2f2eq7