Forumi i UP-së „Bashkë në Shkencë”: Tre profesorë të njohur tregojnë si të përbashkohet potenciali akademik kosovar nga i gjithë globi
Në pjesën tematike të kumtesave të Forumit „Bashkë në Shkencë: Universiteti i Prishtinës dhe Diaspora Akademike” u dhanë ide se si të lidhet me UP-në potenciali i madh shkencor i diasporës akademike.
Prorektori për mësimdhënie, çështje të personelit akademik dhe botime, prof. Naim Jerliu, profesori i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë në UP, i ardhur nga Universiteti Teknik i Munihut, prof. Bajram Berisha dhe profesori i Universitetit të Qytetit tëDablinit, i asociuar me Universitetin e Oksfordit dhe Universitetin e Prishtinës, prof. Gëzim Visoka, folën për rrugët që duhet ndjekur për përbashkimin e dijes akademike kosovare të mbarë globit me atë të UP-së.
Prorektori Jerliu, gjatë fjalës së tij, ofroi për të pranishmit detaje rreth Rregullores për transferim, programin ‘Brain Gain’ dhe rastet e nevojës së jashtëzakonshme të rekrutimit të personelit akademik, të miratuar nga Senati i UP-së më 30 prill 2025.
Duke qenë drejtues i komisionit që përgatiti këtë rregullore, prorektori dhe profesori Jerliu, tregoi se rregullorja ka për qëllim sjelljen në UP të kuadrove ndërkombëtare konkurruese, ngritjen e standardeve akademike të mësimdhënies e kërkimit shkencor dhe mundësimin e ardhjes në dispozicion të potencialeve shkencore të diasporës akademike.
Profesori i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë në UP që para se të kthehej në atdhe punoi për 15 vjet në Universitetin Teknik të Munihut, universitetin numër një të Evropës, prof. Bajram Berisha, tha se rrjetëzimi, bashkëpunimi me universitete nga jashtë dhe ndërkombëtarizimi do t’i ndihmojnë UP-së për t’u lidhur me dijen globale.
Profesori Berisha konstatoi se publikimet e përbashkëta ndërkombëtare dhe konferencat e tilla do të ndikojnë dukshëm në renditjen edhe më të lartë të Universitetit të Prishtinës nëplatformat e njohura globale, ndërsa e vlerësoi shumë tërëndësishëm identifikimin dhe krijimin e një liste të personave nga Kosova që janë pjesë e jetës akademike në vende tëfuqishme të botës.
Nëpërmjet platformave që mundësojnë komunikimin nga distanca, me Forumin „Bashkë në Shkencë” u lidh edhe profesori i Universitetit të Qytetit të Dablinit që në shtator 2025 u asociua edhe me Universitetin e Prishtinës, prof. Gëzim Visoka.
Profesori Visoka që po ashtu është i asociuar edhe me Universitetin e Oksfordit, tha se Universiteti i Prishtinës duhet tësynojë t’i rekrutojë në personelin mësimor doktorantët e rinj kosovarë nga vende të ndryshme të botës që kanë lidhje të forta me vendlindjen ose origjinën.
Ai konstatoi se „qarkullimi i trurit”, kthimi i doktorantëve të rinj nga diaspora dhe përtëritja e personelit mësimor, janë tri procese që do të fuqizojnë kapacitetet, përmirësojnë renditjen dhe do ta bëjnë UP-në një universitet evropian në shërbim të tregut tëpunës.
Ardhja e profesionistëve nga diaspora, sipas profesorit Visoka nuk duhet të shihet si kërcënim për personelin aktual tëuniversitetit, por kjo do t’u ndihmojë profesorëve të UP-së tëdalin jashtë vendit, të krijojnë kapacitete dhe të bëjnëhulumtime.
Forumi „Bashkë në Shkencë: Universiteti i Prishtinës dhe Diaspora Akademike” pas kumtesave, vazhdoi edhe me panele diskutuese.