Fakulteti i Edukimit vizitohet nga drejtori i USAID James Hope
Sot Fakulteti i Edukimit i UP-së u vizitua nga drejtori i USAID, James Hope. Gjatë vizitës së tij ai u takua me dekanin e këtij fakulteti prof. dr. Ethem Çekun dhe një pjesë të stafit akademik të këtij fakulteti. Në takim u diskutua për punën që po bën FE në avancimin e cilësisë brenda dhe jashtë UP-së.
Dekani Çeku gjatë takimit e njoftoi Z. Hope për punën dhe sfidat më të cilat po ballafaqohet kjo njësi akademike, por edhe falënderoi USAID-në që gjithmonë është i gatshëm të u dalë në ndihmë.
Kurse drejtuesi i këtij misioni, Z. Hope, u shpreh shumë i kënaqur që kanë arritur rezultate të kënaqshme në edukimin e gjeneratave të reja, si dhe në krijimin e partneritetit mes Universitetit të Prishtinës dhe atij të Indianës, ku falë këtij bashkëpunimi stafi i profesorëve në FE është duke përfituar njohuri të reja në fushat e të ndryshme që ata kanë nevojë.
Z. James Hope për pak minuta u ndal edhe në simpoziumin hulumtues “Zgjerimi i hulumtimit të edukimit në FE-it të Universitetit të Prishtinës", ku takoi pjesëmarrësit dhe ligjëruesit nga Universiteti i Indianes.
Por Z. Hope nuk u largua nga FE pa marrë me vete edhe dhuratën që ia bënë studentët e këtij fakulteti, një pikturë që simbolizon miqësinë e popullit kosovar me atë amerikan.