Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë dhe Fakulteti i Shkencave Matematike - Natyrore prezantojnë aktivitete të ndryshme në kuadër të UVP-së
Në kuadër të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës -UVP , Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë dhe Fakulteti i Shkencave Matematikore - Natyrore kanë prezantuar aktivitete të ndryshme duke përfshirë prezantime, përvoja të studentëve, prezantime të punës shkencore në laboratorë me studentë dhe profesorë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Ligjëratë e hapur e me temën "Aditivët e ushqimit: Toksikologjia dhe siguria" u mbajt nga profesori dr. Sherein Saied Abdelgayed dhe dr. Arbenita Hasani –Rexhepi nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë. Ekspozimi i vazhdueshëm në nivele mbi normën e sigurisë, që është arsyeja themelore për shqetësimet e sigurisë ushqimore në lidhje me aditivët e ushqimit, është bërë në veçanti nga të dy profesorët.
Ndërsa akademikët dr. Vesna Karapetkovska- Hristoved dhe dr. Hamit Ismaili mbajtën ligjërata në modulin "Bioteknologjia e qumështit dhe bletarisë". Me ndihmën e studentëve nga Kosova, Hungaria dhe India, profesorët përgatitën një pjatë me bazë mjalti duke përdorur përbërës dhe varietete të ndryshme mjalti gjatë punëtorisë që iu prezantua studentëve. Për të parë me kujdes këtë punë praktike ishte edhe rektori Qerimi, i cili vlerësoi përpjekjet e akademikëve dhe studentëve.
Ndërsa pasdite, studentët e UVP-së, vizituan dhe laboratorët në kuadër të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë. Ndërkaq, gjatë gjithë ditës, Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore prezantoi mundësitë që ofrojnë për studentët e rinj, vendorë dhe ndërkombëtar.