Fakulteti i Arteve i UP-së — Shumë arsye dhe shumë drejtime për të studiuar

Fakulteti i Arteve i UP-së — Shumë arsye dhe shumë drejtime për të studiuar

Administrator Administrator 2 korrik 2025 Arkivuar

Të nderuar maturantë dhe studentë të masterit,

A ju ka thënë ndonjëherë dikush se jeni artistë të lindur, se keni zë të bukur ose dini të vizatoni? Ose ndoshta nuk ju ka thënë askush asgjë, por brenda vetes e dini se duhet të niseni kah artet.

Në të dy rastet, adresa juaj e vetme është Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës.

Ejani e shfaqeni talentin tuaj, tregoni çfarë dini të bëni! Shikojini videot udhëzuese në vijim për ta kuptuar cili është drejtimi që ju përshtatet.

Profesorët e dëshmuar të Fakultetit të Arteve bashkë me stafin mbështetës dhe administrativ ju mirëpresin dhe janë në krye të detyrës për ju.