Është mbajtur takimi “Gjithë përfshirja e studentëve të komuniteteve jo shumicë në UP“
Qëllimi i këtij takimi ishte të diskutohet mbi politikat, praktikat e universitetit që sigurojnë gjithë përfshirjen si dhe inicimin e bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe përfaqësuesve të komuniteteve jo-shumicë.
Në fjalën e tij, Rektori Qerimi theksoi përkushtimin e palëkundur të Universitetit të Prishtinës për të nxitur gjithëpërfshirjen, veçanërisht duke adresuar përfshirjen dhe integrimin e individëve nga komunitetet jo shumice.
Në thelbin e misionit të universitetit tonë qëndron angazhimi i palëkundur ndaj diversitetit, barazisë dhe gjithëpërfshirjes.
Universiteti i Prishtinës është i përkushtuar në krijimin e politikave që mbështesin angazhimin tonë për mos diskriminim, qasjes të barabartë në arsim dhe sigurimin e burimeve të nevojshme për suksesin e të gjithë anëtarëve të komunitetit tonë akademik.
Për më tepër, synojmë të marrim masa aktive për të siguruar përfaqësim dhe pjesëmarrje nga komunitetet jo shumice në aspekte të ndryshme të jetës universitare, qofshin ato në programe akademike, organizata studentore, apo role administrative”.
Ndërsa, Prof. Ass. Dr. Njomza Llullaku, Prorektore për Akreditim, Cilësi të Mësimit dhe Çështje të Studentëve prezantoi hapat e parë të aktiviteteve që UP ka iniciuar lidhur me sigurimin e mbështetjes për komunitetet jo-shumicë.
Në takim ishin të pranishëm edhe Znj. Sevim Berveniku, anëtare e Këshillit Konsultativ për Komunitetet, Znj. Elizabeth Gowing, këshilltare e kryeministrit për çështjet e komuniteteve të cilat theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në krijimin e hapësirave dhe mundësive për studentet nga komunitetet jo-shumicë.
Takimi u përmbyll me prezantimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet rektorit Qerimi dhe organizatës joqeveritare "Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve."
Qendra për Zhvillim te Karrierës do vazhdoje bashkëpunimin me përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë në mënyrë që idetë, projektet dhe politikat gjithëpërfshirëse te vihen ne praktikë.