Është duke u mbajtur punëtoria për përcaktimin e objektivave të ardhshme të Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie (QPM)
Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie (QPM) është duke mbajtur punëtorinë lidhur me evaluimin e progresit së QPM-së si dhe përcaktimin e objektivave dhe planeve afatgjata të qendrës.
Në punëtori, Prof. Eda Vula - Udhëheqëse e QPM-së ka theksuar rolin dhe suksesin që QPM ka pasur në ngritjen e kapaciteteve të stafit akademik.
Ndërsa Prof. Njomza Llullaku - Prorektore për Akreditim, Cilësi të Mësimit dhe Çështje të Studentëve theksoi rëndësinë që trajnimet e vazhdueshme për stafin akademik kanë në ngritjen e cilësisë në mësimdhënie si dhe avancimin e personelit akademik.
Punëtoria është fokusuar në identifikimin e tematikave/moduleve të reja për ofrim të trajnimeve si dhe krijimin e planit afatgjatë për aktivitetet e qendrës.
Qendra për përsosmëri në mësimdhënie mbështet një mësimdhënie efektive dhe inovative të të gjitha disiplinave në Universitetin e Prishtinës dhe në institucionet e tjera të arsimit të lartë në Kosovë dhe rajon. Qendra ofron seminare të rregullta dhe burime të tjera për të rritur efektivitetin e mësimdhënies në klasë dhe të stimulojë të nxënit.
Linku: Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie - Universiteti i Prishtinës (uni-pr.edu)