ERASMUS+, UNIVERSITY OF APPLIED SCIENCE IN NYSA, POLONI
Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për studentë, për semestrit veror 2022/2023, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Nysa, Poloni, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Evropian.
Fushat e mobilitetit: Nga të gjitha fushat që ofrohen në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Nysa
Kushtet për aplikim janë:
Të jeni të regjistruar në studime Master (MA) në ndonjërin nga fakultetet në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar semestër e parë MA dhe kanë notë mesatare mbi 8.00.
Dokumentet e kërkuara për aplikim janë:
- Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (minimumi niveli B2).
Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.
Për më shumë informata luteni ta vizitoni ueb faqen: Państwowa Akademia Nauk Stosowanych w Nysie - Główna Strona Uczelni
Për të aplikuar në këtë thirrje, luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu
dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 16 nëntor 2025.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur me këtë thirrje mund ta kontaktoni znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].
Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).