Erasmus+ në "West University of Timisoara” Rumani
Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "West University of Timisoara” Rumani
Universiteti i Prishtinës thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror në "West University of Timisoara”, Rumani, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
· Shkëmbimin e stafit për mësimdhënie.
Fushat e mobilitetit janë: Political Sciences and Civics (20 - 24 prill 2026.);
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:
1. CV (në gjuhën angleze);
2. Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose kopja e letërnjoftimit;
3. Një dokument që vërteton që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
4. Kërkohet njohuri e gjuhës angleze (minimumi niveli B2).
Për të aplikuar në këtë thirrje, luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me 27 janar 2026.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Për më shumë informacion mbi bursat, mund të kontaktoni znj. Blerandë Dragusha-Fetahu në adresën elektronike: [email protected] ;
Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: Hello! - Administration System (uni-pr.edu). Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.