Erasmus+ në " Vytautas Magnus University”, Lituani

Erasmus+ në " Vytautas Magnus University”, Lituani

Administrator Administrator 22 shtator 2025 Arkivuar

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në " Vytautas Magnus University”, Lituani

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror 2026 në “Vytautas Magnus University”, Lituani, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë: Shkëmbimin e studentëve për studime BA, MA dhe PhD.

Baçelor - studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet baçelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë.

Master - studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fusha më poshtë.

PhD - studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Studentët duhet të sigurojnë një konfirmim nga profesorët pritës që do t’i monitorojnë gjatë mobilitetit të tyre në universitetin pritës.

Fushat e mobilitetit janë: https://www.vdu.lt/en/international-cooperation/for-students/courses/

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelet Baçelor, Master dhe PhD:

  • Vërtetim i studentit (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
  • Certifikata e notave/Transkripta;
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës.

Për të aplikuar në këtë thirrje, luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri më 5 tetor 2025.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informacion mbi bursat, mund të kontaktoni znj. Liridona Gashi-Borovci në adresën elektronike: [email protected];

Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: Udhëzuesi për aplikim https://smss.uni-pr.edu/

Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.