Erasmus+ në “Vilnius Gediminas Technical University “- (VILNIUS TECH), Lituania

Erasmus+ në “Vilnius Gediminas Technical University “- (VILNIUS TECH), Lituania

Administrator Administrator 5 shkurt 2026

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në “Vilnius Gediminas Technical University “- (VILNIUS TECH), Lituania

Universiteti i Prishtinës shpall hapjen e thirrjes për aplikim për bursa për studentët në kuadër të Blended Intensive Programme (BIP), për mobilitet në Vilnius Gediminas Technical University (VILNIUS TECH), në Lituani.

Ky mobilitet realizohet në kuadër të programit Erasmus+ Mobility të Komisionit Evropian.
BIP është një format i veçantë i Erasmus+, i cili kombinon:

  • mobilitet fizik afatshkurtër (zakonisht 5–30 ditë) në institucionin pritës jashtë vendit,
  • komponentë virtualë, të zhvilluar para dhe/ose pas mobilitetit fizik.

Programi synon të ofrojë përvojë akademike ndërkombëtare, zhvillim profesional dhe bashkëpunim ndërkulturor për studentët pjesëmarrës.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime (BA dhe MA) - BIP

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve)

- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër)

Fushat e mobilitetit që kanë të drejt aplikimi janë :

  • Biznes dhe administrim;
  • Inxhinieri dhe profesione të inxhinierisë.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor & Master:

  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit;
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
  • Certifikata e notave/transkripta
  • Certifikata e gjuhës angleze (Për programet e ofruara në gjuhën angleze për studimet Bachelor kërkohet minimum niveli B1, për studime Master kërkohet minimum niveli B2).

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 23 Janar 2026

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për informata shtesë lidhur me bursat dhe procesin e aplikimit, mund të kontaktoni Koordinatoren e Programit Erasmus+, Znj. Blerandë Dragusha Fetahu, në adresën elektronike:
[email protected]

Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: Hello! - Administration System (uni-pr.edu)

Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja ofron, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.