Erasmus+ në “Vilnius Gediminas Technical University “ - (VILNIUS TECH), Lituania

Erasmus+ në “Vilnius Gediminas Technical University “ - (VILNIUS TECH), Lituania

Administrator Administrator 5 dhjetor 2025 Arkivuar

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në  “Vilnius Gediminas Technical University “ - (VILNIUS TECH), Lituania

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për studentët dhe për staf për në  “Vilnius Gediminas Technical University “ -(VILNIUS TECH) Lituani, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime (BA dhe MA)
  • Shkëmbimin e stafit për mësimdhënie .
    (Profesorët mund të kryejnë mobilitet mësimdhënieje në të gjitha fushat e lidhura me inxhinierinë: Užsieniečiams siūlomų dalykų sąrašas


Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve)

- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër)

Fushat e mobilitetit që kanë të drejt aplikimi janë :

Fushat për mobilitete:

  • Biznes dhe administrim;
  • Inxhinieri dhe profesione të inxhinierisë.

Doumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor dhe Master:

  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit;
  • Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
  • Certifikata e notave/transkripta
  • Certifikata e gjuhës angleze (Për programet e ofruara në gjuhën angleze për studimet Bachelor kërkohet minimum niveli B1, për studime Master kërkohet minimum niveli B2).

Dokumentet e nevojshme për aplikim për staf:

  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale)
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës B2)
  • Kontratën e punës
  • Tjera.

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 13 Dhjetor 2025

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Blerandë Dragusha Fetahu në adresën elektronike: [email protected];
Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: Hello! - Administration System (uni-pr.edu)

Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja ofron, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.