Erasmus+ në "University of Liège”, Belgjikë

Erasmus+ në "University of Liège”, Belgjikë

Administrator Administrator 14 tetor 2025 Arkivuar

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "University of Liège”, Belgjikë

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror 2025/2026 në "University of Liège”, Belgjikë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime baçelor dhe master (një semestër);
  • Shkëmbimin e stafit për mësimdhënie.

Baçelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet baçelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë.

Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fusha më poshtë.

Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në Universitetin e Lièges, ju lutem vizitoni ueb faqen zyrtare si më poshtë: http://www.droit.ulg.ac.be/

Fushat e mobilitetit janë: Political Sciences and Civics;

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin baçelor/master:

  • Vërtetim i studentit (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
  • Certifikata e notave/Transkripta;
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës.

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:

  1. CV (në gjuhën angleze);
  2. Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose kopja e letërnjoftimit;
  3. Një dokument që vërteton që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
  4. Kërkohet njohuri e gjuhës angleze (minimumi niveli B2).

Për të aplikuar në këtë thirrje, luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me 20 tetor 2025.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informacion mbi bursat, mund të kontaktoni znj. Blerandë Dragusha-Fetahu në adresën elektronike: [email protected] ;

Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: Hello! - Administration System (uni-pr.edu). Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.