Erasmus+ në “University of Konstanz”, Gjermani
Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në “University of Konstanz”, Gjermani
Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror 2026/2027 në “University of Konstanz”, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor & Master & PhD
Bachelor - studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikojnë, si më poshtë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve dhe kanë notë mesatare mbi 8.00.
Master - studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër dhe kanë notë mesatare mbi 8.00.
Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në “University of Konstanz”, Gjermani, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë:
https://www.uni-konstanz.de/en/international-office/study-in-konstanz/
Fushat e mobilitetit janë:
- Studentët Bachelor, Master të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, Departamenti i Biologjisë
- Studentët Bachelor, Master të Fakultetit Filozofik,
Departamenti i Historisë
Bursat përfshijnë:
- Kompensimin mujor;
- Kostot e udhëtimit;
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze apo gjermane, të përkthyer nga ndonjë përkthyes i licencuar) që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
- Certifikata e notave/transkripta;
- Certifikata e gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze apo gjermane B2);
- CV (në gjuhën angleze);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës.
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 15 prill 2026
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Për informata shtesë lidhur me bursat dhe procesin e aplikimit, mund të kontaktoni Koordinatoren e Programit Erasmus+, Znj. Blerandë Dragusha Fetahu, në adresën elektronike:
[email protected]
Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: Hello! - Administration System (uni-pr.edu)
Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja ofron, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.