Erasmus+ në “University of Konstanz”, Gjermani

Erasmus+ në “University of Konstanz”, Gjermani

Administrator Administrator 20 tetor 2025 Arkivuar

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+  në “University of Konstanz”, Gjermani

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror 2026 në University of Konstanz”, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor & Master & PhD

Bachelor - studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve dhe kanë notë mesatare mbi 8.

Master - studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër dhe kanë notë mesatare mbi 8.

Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në University of Konstanz”, Gjermani, ju lutem vizitoni uebfaqen zyrtare, si më poshtë: 

https://www.uni-konstanz.de/en/international-office/study-in-konstanz/

Fushat e mobilitetit janë:

  • Studentët Bachelor, Master të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, Departamenti i Biologjisë  
  • Studentët Bachelor, Master të Fakultetit Filozofik,
    Departamenti i Historisë

Bursat përfshijnë: 

  • Kompensimin mujor;
  • Kostot e udhëtimit;

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës. 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze apo gjermane, i përkthyer nga ndonjë përkthyes i licencuar) që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
  • Certifikata e notave/transkripta; 
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze apo gjermane B2);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës.

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me 30 tetor 2025.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

 Për më shumë informacion mbi bursat, mund të kontaktoni znj. Blerandë Dragusha Fetahu në adresën elektronike: [email protected]
 Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: Hello! - Administration System (uni-pr.edu)

Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!