Erasmus+ në "University of Applied Sciences and Arts”, Dortmund të Gjermanisë

Administrator Administrator 15 shtator 2017 Arkivuar

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në "University of Applied Sciences and Arts”, Dortmund të Gjermanisë

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror "University of Applied Sciences and Arts", Gjermani në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Fushat e mobilitetit: Arkitekturë dhe Planifikimi Urban.


Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor (një semestër).
  • Shkëmbimin e stafit akademik.

Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Departamenti i Arkitekturës dhe Planifikimit Urban në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktë dy semestra.


Kohëzgjatja e bursave:

  • Bachelor (1 semestër, rreth 5 muaj)
  • Staf: 5+2 ditë

Bursat përfshijnë: 

  • Kompensimin mujor 800 EUR në muaj për studentët;
  • Kompensimin 120 EUR në ditë për stafin;
  • Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR;

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.
 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor:

  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze apo gjermane të përkthyer nga ndonjë përkthyes i licencuar) që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
  • Certifikata e notave/Transkripta
  • Certifikata e gjuhës angleze (Niveli minimal i gjuhës angleze apo gjermane B2)
  • CV (në gjuhën angleze)
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
  • Kopje e Pasaportës

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik:

  • CV (në gjuhën angleze);
    Planin për mësimdhënie  (Plani për mësimdhënie për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit: (shkarko këtu); WPT
  • Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit;
  • Certifikata e gjuhës së huaj (Niveli minimal i gjuhës angleze apo gjermane B2);
     

Afati për aplikim për semestrin veror të vitit akademik 2017/2018 është deri më:
27 Shtator 2017.

Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare, letrën motivuese dhe njohuritë e gjuhës angleze.

Dokumentet me titull " University of Applied Sciences and Arts - Dortmund" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected], [email protected],

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail në formatin PDF. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.