ERASMUS+ NË UNIVERSITETIN SAXION TË SHKENCAVE TË APLIKUARA

ERASMUS+ NË UNIVERSITETIN SAXION TË SHKENCAVE TË APLIKUARA

Administrator Administrator 12 janar 2026

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim shkëmbim të shkurtër (BIP-  program ) në Universitetin Saxion të Shkencave të Aplikuara në Deventer, Holandë, në kuadër të programit Erasmus + gjatë semestrit veror 2025/2026.

Llojet e mobilitetit përfshijnë: 

- Shkëmbim të studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike/Programi TIK (Viti III)

-Tema e mobilitetit: Sistemet e komunikimit dhe informacionit për siguri dhe sigurim (safety and security).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

 - Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);

- CV (në gjuhën angleze);

- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);

- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

- Vërtetim që jeni student  (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);

- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze ose gjermane (minimumi niveli B2).

- Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 8.00.

- Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu   dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën  19 janar 2026.

Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur me këtë thirrje mund ta kontaktoni znj. Blerandë Dragusha Fetahu në adresën elektronike: [email protected]

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).