ERASMUS+ NË UNIVERSITETIN SAXION TË SHKENCAVE TË APLIKUARA
Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për studentë për semestrin veror 2025/2026 për mobilitet në Universitetin Saxion të Shkencave të Aplikuara në Holandë, në kuadër të programit Erasmus+.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbim të studentëve në programet e mëposhtme të shkëmbimit:
- Crisis&Disaster management (https://www.saxion.edu/programmes/exchange-programme/crisis-and-disaster-management)
- Business Continuity management (https://www.saxion.edu/programmes/exchange-programme/business-continuity-management)
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim që jeni student (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze ose gjermane (minimumi niveli B2).
- Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 8.
- Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) të aplikojnë në këtë thirrje.
Për të aplikuar në këtë thirrje, luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri më 28 shtator 2025.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur me këtë thirrje mund ta kontaktoni znj. Liridona Gashi-Borovci në adresën elektronike: [email protected].
Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).