Erasmus+ në Universitetin Saarland në Gjermani
Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitete në Universitetin Saarland, në Gjermani, në kuadër të programit Erasmus+
Llojet e mobilitetit përfshijnë
- Shkëmbim stafi për trajnim nga Dega e Farmacisë.
- Trajnimi do të realizohet nga data 20 deri me 31 qershor 2026. Për më shumë informata shkarkoni dokumentin këtu.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Një dokument që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
- Kërkohet të keni njohuri të gjuhës angleze ose gjuhës gjermane (minimumi niveli B2).
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 15 shkurt 2026.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].
Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).