Erasmus+ në Universitetin Politecnico di Bari, Itali
Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Universitetin Politecnico di Bari, Itali
Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin Politecnico di Bari në Itali në fushën e Arkitekturës, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime Master (hulumtimin për temë të diplomës)
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Master: Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar semestrin e fundit (semestrin e IX). Studentët të cilët do të përzgjidhen, gjatë qëndrimit në Politecnico di Bari do të punojnë në hulumtimin për temë të diplomës.
Bursat përfshijnë:
- Kompensimin 850 EUR në muaj për studentët;
- Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR;
Kohëzgjatja e bursave:
• Master (në kohëzgjatje prej 3 muaj, prill, maj dhe qershor)
Fushat e studimit:
- Arkitekturë –Dizajni Urban
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët të nivelit Master janë:
- Vërtetim studenti(i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
- Certifikata e notave/Transkripta
- Certifikata e gjuhës angleze (Niveli minimal i gjuhës angleze B1) ;
- CV (në gjuhën angleze) ;
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze) ;
Afati për aplikim është deri më 16 shkurt 2018
Dokumentet me titull "Politecnico di Bari " duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected] , dukagjin.hasimja@ uni-pr.edu , [email protected],
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail, në pdf.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.