Erasmus+ në Universitetin Llile në Francë
Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitete në Universitetin Llile, në Francë, në kuadër të programit Erasmus+
Llojet e mobilitetit përfshijnë
- Shkëmbim stafi për mësimdhënie, për Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Frënge si dhe për Departamentin e Shkencë Politike.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV (në gjuhën angleze/ frënge);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze/frënge);
- Një dokument që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
- Kërkohet të keni njohuri të gjuhës frënge (minimumi niveli B2).
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu
dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 12 shkurt 2026.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].
Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu)