Erasmus+ në "Universitetin e Zagrebit” Kroaci
Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Universitetin e Zagrebit” Kroaci
Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror në "Universitetin e Zagrebit”, Kroaci, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë: Shkëmbimin e studentëve për studime BA, MA, PhD (një semestër);
- Baçelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet baçelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë.
- Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër.
- PhD, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës dhe duhet ta kenë një konfirmim nga një profesor që do të bëjë mentorimin gjatë periudhës në fjalë.
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.
Fushat e mobilitetit janë, (në origjinal):
|
Subject Area / ISCED Code |
Participating faculty/department UNIZG |
|
Earth sciences (Geography, Geology) / 0532 |
Faculty of Science, Department of Geography, Department of Geology |
|
Humanities (Ethnology and Cultural Anthropology) / 0220 |
Faculty of Humanities and Social Sciences - Department of Ethnology and Cultural Anthropology |
|
Law / 0421 |
Law faculty, https://www.pravo.unizg.hr/en |
|
Agriculture, forestry, fisheries, veterinary medicine / 0841, 0888 |
Faculty of Agriculture, https://www.agr.unizg.hr/ Faculty of Veterinary Medicine, https://www.vef.unizg.hr/en/ |
|
Language acquisition; Literature and linguistics; Languages |
Faculty of Humanities
https://web2020.ffzg.unizg.hr/international/ University Department for Croatian Studies |
|
Engineering and engineering trades; Environmental protection technology; Electronics and automation; Motor vehicles, ships and aircraft / 0710, 0712, 0714, 0716 |
Faculty of Mechanical Engineering and Naval Architecture https://www.fsb.unizg.hr/index.php?fsbonline_en&foreword Faculty of Geotechnical Engineering in Varaždin |
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentë janë:
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj, në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
- Certifikata e notave/transkripta;
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
- CV (në gjuhën angleze);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës.
Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 2 maj 2024.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Blerandë Dragusha Fetahu në adresën elektronike: [email protected];
Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: Hello! - Administration System (uni-pr.edu)
Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!