Erasmus+ në "Universitetin e Zagrebit”

Administrator Administrator 22 tetor 2019 Arkivuar

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Universitetin e Zagrebit”

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin  pranveror në "Universitetin e Zagrebit”, Kroaci, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për semestrin pranveror 2020.


Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-  Shkëmbimin e studentëve për studime BA, MA, PhD (një semestër);

-  Shkëmbimin e stafit akademik

Baçelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet baçelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë.

Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër.

 PhD, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës dhe duhet ta kenë një konfirmim nga një profesor që do të bëjë mentorimin gjatë periudhës në fjalë.

Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në Universitetin e Zagrebit, ju lutem vizitoni ueb faqen zyrtare, si më poshtë:  http://www.unizg.hr/homepage/study-at-the-university-of-zagreb/degrees-studies-and-courses/

 Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.
 

Fushat e mobilitetit janë, (në origjinal):

Earth sciences (Geography, Geology) / 0532

UNIZG Faculty of Science:

Department of Geography: https://www.pmf.unizg.hr/geog/en/study_programmes

Department of Geology: https://www.pmf.unizg.hr/geol/en

Humanities (Ethnology and Cultural Anthropology) / 0220

UNIZG Faculty of Humanities and Social Sciences – Course Catalogue in Croatian and English: https://web2020.ffzg.unizg.hr/international/guest-students/course-catalogue/

Agriculture, forestry, fisheries, veterinary medicine / 0841, 0888

UNIZG Faculty of Agriculture: http://www.agr.unizg.hr/en/category/courses_taught_in_english/228

UNIZG Faculty of Veterinary Medicine: https://www.vef.unizg.hr/wp-content/uploads/2019/07/STUDENT-GUIDE-FOR-THE-WINTER-SEMESTER-OF-THE-2019-2020-ACADEMIC.pdf

Language acquisition; Literature and linguistics; Languages (Croatian / Albanian); History; Sociology and Cultural Studies– Balkan Studies / 0231, 0232, 0230, 0222, 0314

UNIZG Faculty of Humanities and Social Sciences – Course Catalogue in Croatian and English: https://web2020.ffzg.unizg.hr/international/guest-students/course-catalogue/

UNIZG Department for Croatian Studies: https://www.hrstud.unizg.hr/en

Engineering and engineering trades; Environmental protection technology; Electronics and automation; Motor vehicles, ships and aircraft / 0710, 0712, 0714, 0716

UNIZG Faculty of Mechanical Engineering and Naval Architecture: https://www.fsb.unizg.hr/index.php?fsbonline_en&international_exchange

UNIZG Faculty of Geotechnical Engineering in Varaždin: http://www.gfv.unizg.hr/en/index.html

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentë janë:

-  Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj, në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);

-  Certifikata e notave/transkripta;

-  Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);

-  CV (në gjuhën angleze);

-  Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

-  Kopje e pasaportës. 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik:

-  CV (në gjuhën angleze);

-  Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) Certifikata e njohjes së gjuhës angleze ose Kroate (niveli minimal i gjuhës angleze B2).

-  Plani për mobilitet (Learning Agreement­) shkarko këtu

Për më shumë informacione  lidhur me kalendarin akademik në Universitetin e Zagrebit vizitoni vegzën më poshtë: http://www.unizg.hr/homepage/study-at-the-university-of-zagreb/academic-information/academic-calendar/

Afati për aplikim për semestrin pranveror është deri më 29 tetor 2020.

Dokumentet me titull “University of Zagrebduhet të dërgohen të skanuara te: [email protected].

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një dokument të vetëm në PDF. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.