Erasmus+ në Universitetin e Shkencave të Aplikuar në Nysa, Poloni
Hapet thirrja për shkëmbin të stafit akademik në Universitetin e Shkencave të Aplikuar në Nysa, Poloni, në kuadër të Programit Erasmus+
Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për shkëmbin të stafit akademik të UP-së, në Universitetin e Shkencave të Aplikuar në Nysa, Poloni, në kuadër të programit Erasmus + International Credit Mobility të Komisionit Europian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit akademik
Fushat e mobilitetit (të drejtë aplikimi kanë stafi akademik në këto drejtime)
- Finance & Business
- English
- Managment
- Computer Science
- Architecture
Kohëzgjatja e bursave:
- Staf akademik (në kohëzgjatje 5 ditë, + 2 ditë vajtje, ardhje)
Bursat përfshijnë:
- Kompensimin 140 EUR në ditë
- Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
- CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze)
- Kopja e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
- Certifikata e gjuhës angleze (Niveli minimal i gjuhës angleze B2)
- Kontrata e punës me Universitetin e Prishtinës
- Plani i mobilitetit (shkarko këtu)
(Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit.
Afati për aplikim është deri më: 5 shkurt 2018
Dokumentet me titull " Universiteti i Shkencave të Aplikuar në Nysa" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected], [email protected],
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail, në PDF.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.