Erasmus + në Universitetin e Salzburgut - Austri
Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Universitetin e Salzburgut - Austri
Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete për vitin akademik 2020/21 në Universitetin e Salzburgut - Austri, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime: Baçelor dhe Master
- Kohëzgjatja e mobilitetit: 1 ose 2 semestra
Fushtat e mobiliteti:
- Shkenca Politike;
- Marrëdhënie Ndërkombëtare;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Baçelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, të ngjajshëm me programin që aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar dy vite të studimeve Bachelor dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).
-Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, të ngjajshëm me programin që aplikoni. Përparësi kanë studentët të cilët kanë përfunduar studimet e nivelit Bachelor në Shkenca Politike ose Marrëdhënie Ndërkombëtare, me notë mesatare mbi 8.00)
Informacione për lëndët e ofruara:
https://www.uni-salzburg.at/index.php?id=209926&MP=93-44799
Bursat përfshijnë:
- 850 EUR në muaj
- Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR.
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor dhe Master:
- Certifikata e notave/Transkripta (rekomandohet në gjuhën angleze)
⋆Nëse aplikoni për shkëmbim të studimeve të nivelit Master, atëherë duhet të dërgoni transkriptën e notave të studimeve paraprake (Bachelor), si dhe të Master-it nëse tashmë keni përfunduar ndonjë provim.
- CV (në gjuhën angleze, modeli Europass)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Vertetim (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
- Certifikata e gjuhës angleze (minimum niveli B2). Njohja e gjuhës gjermane është një përparësi.
Afati për aplikim: 10 korrik
Dokumentet me titull " Universitetin e Salzburgut " duhet të dërgohen të skanuara (si PDF) tek: [email protected] . Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail.