Erasmus +, në Universitetin e Pavias, Itali

Erasmus +, në Universitetin e Pavias, Itali

Administrator Administrator 9 tetor 2025 Arkivuar

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus +, në Universitetin e Pavias, Itali 

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursë për mobilitete në Universitetin e Pavias, të Italisë, në kuadër të programit Erasmus+, për semestrin veror 2025/2026

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve nga Fakulteti i Mjekësisë

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Studentët duhet të jenë të regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë në Drejtimin Mjekësi e Përgjithshme. . Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik;
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (minimumi niveli B2).

 Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për programet e studimit në Universitetin e Pavias, ju lutem, vizitoni uebfaqen zyrtare si dhe vegzat më poshtë:

http://wcm-3.unipv.it/site/en/home.html University of Pavia | Italy Medical Schools

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu 

dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën  19 tetor 2025.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).