ERASMUS+ në Universitetin Beira Interior të Portugalisë
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” në kuadër të programit ERASMUS+, hapë thirrje për bursa për në Universitetin Beira Interior të Portugalisë
Fushat e mobilitetit janë kryesisht nga shkencat shoqërore (konkretisht si më poshtë)
- Social and Behavioral Science
- Economics
- Political Science
- International Relations
- Psychology and Sociology
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
- Vërtetim për statusin e studentit ( ky dokument duhet të jetë në gjuhën angleze dhe mund ta merreni në Fakultetin tuaj)
- Certifikata e notave
- Certifikata e gjuhës angleze (Niveli i gjuhës angleze B2 )
- CV (në gjuhën angleze)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Kopje e Pasaportës
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Thirrja do të jetë e hapur deri me datën 22 Nëntor 2018
Dokumentet mund të i dërgoni në adresën elektronike: [email protected], të bashkëlidhura në një dokument të vetëm, në PDF.
Për informata më të detajuara lidhur me programet e Universitetit Beira Interior mund të vizitoni ueb faqen: https://www.ubi.pt/en/