Erasmus+ në “Universidad Del Atlantico Medio” - UNAM, Spanjë

Erasmus+ në “Universidad Del Atlantico Medio” - UNAM, Spanjë

Administrator Administrator 5 maj 2026

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në “Universidad Del Atlantico Medio” - UNAM, Spanjë

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për staf për në Universidad Del Atlantico Medio” - UNAM, Spanjë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e stafit për mësimdhënie;

Fushat që mund të aplikohet janë (Edukimi, Inxhinieria, Shkencat Shëndetësore, si dhe Shkencat Sociale dhe Juridike):

  • Education,
  • Engineering,
  • Health Sciences, and
  • Social & Legal Sciences.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për staf:

  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës B2)
  • Kontratën e punës

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 7 maj 2026.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni Koodintatore e projektit znj. Blerandë Dragusha Fetahu në adresën elektronike: [email protected];
Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: Hello! - Administration System (uni-pr.edu)
Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja ofron, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.