Erasmus+ në Umeå University, Suedi - hapet thirrja
Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Umeå University në Suedi
Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin Umeå në Suedi në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
• Shkëmbimin e studentëve për studime Master dhe Doktoratë;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
• Master: Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktë një semestër)
• Doktoratë: Studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi PhD në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët të paktën kanë të përfunduar një semestër).
Bursat përfshijnë:
• Kompensimin 850 EUR në muaj për studentët;
• Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Kohëzgjatja e bursave:
• Master dhe Doktoratë (në kohëzgjatje prej 5 deri në 10 muaj)
Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në Universitetin Umeå, Suedi ju lutem vizitoni uebfaqen zyrtare, si më poshtë: http://www.student.umu.se/english/during-your-studies/your-continued-studies/courselist
Studentët duhet të kryejnë shkëmbimin në Semestrin Vjeshtor 2017: (28.08.2017 – 14.01.2018)
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Master dhe Doktoratë janë:
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik) ;
- Certifikata e notave/Transkripta
- Certifikata e gjuhës angleze (Niveli minimal i gjuhës angleze B2)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze).
- CV (në gjuhën angleze)
- Kopja e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
Afati për aplikim është deri më 1 prill 2017
Dokumentet me titull "Universiteti Umeå në Suedi" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected], [email protected] .
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.