Erasmus+ në Silesian University of Technology, Poloni

Erasmus+ në Silesian University of Technology, Poloni

Administrator Administrator 5 nëntor 2020 Arkivuar

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Silesian University of Technology, Poloni.

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për studentët dhe stafin akademik për semestrin pranverorë 2021 për mobilitete në Silesian University of Technology - SUT, Gliwice, Poloni, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime BA & MA (3 studentë)

Të drejtë aplikimi kanë studentët që studiojnë:

Bachelor:
Faculty of Civil Engineering
Faculty of Energy and Environmental Engineering

Master:
Faculty of Civil Engineering
Faculty of Energy and Environmental Engineering
Faculty of Mechanical Engineering


Nivelet e mobilitetit për studentët:
-    Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve)

- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semester)

Kohëzagjatja e mobilitetit:
- Një semester për studentët, 5 muaj

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor dhe Master:
- Certifikata e notave/Transkripta
- CV (në gjuhën angleze, verzioni europass)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit
- Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
- Certifikata e gjuhës angleze (Për programet e ofruara në gjuhën angleze për studimet Bachelor kërkohet minimum niveli B1, për studime Master kërkohet minimum niveli B2).
Learning Agreement

Për programet e studimit dhe kurset të ofruara Silesian University of Technology, Poloni:
http://www.studyinenglish.polsl.pl/Pages/CurriculaandCoursesinEnglish.aspx

Keni të drejtë të përzgjedhni vetëm ato lëndë që ofrohën për semestrin pranveror (spring semester),  Silesian University of Technology, që përbëjnë jo më pak se 20 Ects në total për studime Master dhe 30 Ects për studime Bachelor.

(Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju(studentët) duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Prishtinës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit)

Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Silesian University of Technology, lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Pasi të plotësohet document ‘Learning Agreement’’ tek fusha ‘‘commitment’’ duhet të nënshkruhet nga aplikanti dhe tek ‘’Responsible person  at the Sending Institution’’ duhet nënshkruar nga koordinatori i ECTS-ve ose prodekani për çështje mësimore i Fakultetit përkatës.

Afati për aplikim deri më: 11 nëntor 2020


Dokumentet me titull "University of Silesian University of Technology Application" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një dosje,në pdf.