Erasmus + në Sapienza University of Rome
Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Sapienza University of Rome
Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror 2025/2026 në Universitetin e Sapienzës në Itali, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve,
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e nivelit bachelor, master dhe PhD të Universitetit të Prishtinës, me përjashtim të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë. Studentët e nivelit BA dhe MA duhet ta kenë të përfunduar të paktën një vit/një semestër me notë mesatare jo më pak se 8.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
- Certifikata e notave/transkripta;
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
- Certifikata e njohjes së gjuhës së huaj (për programet e ofruara në gjuhën italiane niveli i kërkuar i gjuhës është B1. Për programet e ofruara në gjuhën angleze kërkohet niveli B2).
- Learning Agreement.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit PhD:
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
- Certifikata e gjuhës së huaj (Për programet e ofruara në gjuhën italiane niveli i kërkuar i gjuhës është B1. Për programet e ofruara në gjuhën angleze kërkohet niveli B2).
- Letër pranimi e nënshkruar nga një profesor në Universitetin e Sapienzës, i cili edhe do të jetë mentor gjatë qëndrimit tuaj në mobilitet;
- Për më shumë informata shihni linkun: List of PhD Programmes | Sapienza Università di Roma (uniroma1.it)
Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 30 shtator 2025.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].
Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).