Erasmus + në Sapienza University of Rome

Erasmus + në Sapienza University of Rome

Administrator Administrator 16 tetor 2018 Arkivuar

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Sapienza University of Rome

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hapë thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin e Sapienzes në Itali, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime(BA, MA dhe PhD)
- Shkëmbimin e stafit

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
- Certifikata e notave/Transkripta
- CV (në gjuhën angleze)
- Kopja e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
- Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Learning Agreement
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
- Çertifikata e gjuhës së huaj
(Për programet e ofruara në gjuhën italiane niveli i kërkuar i gjuhës është B1. Për programet e ofruara në gjuhën angleze kërkohet niveli B1.)
- Dokumenti Learning Agreement
(Learning Agreement është një kontratë në mes universitetit të origjinës dhe studentit. Shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm pjesën e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Prishtinës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:
- CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze)
- Kopja e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Diploma e nivelit të fundit të studimeve.
- Certifikata e gjuhës së huaj (Niveli minimal i gjuhës angleze B2)
- Plani i mobilitetit

Dokumentet e kompletuara ju lutem dërgoni tek Zyra për Marrëdhënie me Jashtë të Afërdita Rexhepi ne adresën elektronike: [email protected]
Data e fundit për aplikim është 24 Tetor  2018, vetëm dokumentet e kompletuara do të shqyrtohen.
Për më shumë informata ju lutem  vizitoni ueb faqen: https://www.uniroma1.it/en/pagina-strutturale/home