Erasmus+ në "Radboud Summer School” të Holandë

Erasmus+ në "Radboud Summer School” të Holandë

Administrator Administrator 17 mars 2026

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Radboud Summer School” të Holandë.

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa në "Radboud University” në Holandë për shkollë verore në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e stafit dhe studentëve në studimet e doktoratës;

Për më shumë informata lidhur me kurset që mund të ndjekni në Radboud, i gjeni në linkun si më poshtë: Overview of Summer Courses by week | Radboud University .

Udhëzuesi i buxhetit është bashkëngjitur dhe ofron informacion të dobishëm për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij programi. Ju mund ta konsultoni udhëzuesin këtu: LINKU

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për studentët e doktoratës:

  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
  • Certifikata e notave/Transkripta;
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin janë:

  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
  • Certifikata e njohjes së gjuhës së huaj (niveli minimal i gjuhës angleze C1).

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 30 Mars 2026

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për informata shtesë lidhur me bursat dhe procesin e aplikimit, mund të kontaktoni Koordinatoren e Programit Erasmus+, Znj. Blerandë Dragusha Fetahu, në adresën elektronike:
[email protected]
Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: Hello! - Administration System (uni-pr.edu)

Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja ofron, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.