Erasmus+ në Nysa University, Poloni - Open Call
Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Nysa University, Poloni
Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hapë thirrjen për aplikim për bursa për semestrin pranverorë 2018/2019, për mobilitete në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Nysa, Poloni, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni, si më poshtë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve).
Fushat e mobilitetit për Baçelor:
- Architecture http://www.pwsz.nysa.pl/sitecontent/bwm_en/pliki/erasmus_architecture_2018-2019.pdf
- Computer Science http://www.pwsz.nysa.pl/sitecontent/bwm_en/pliki/erasmus+computer_science_offer_2018-2019.pdf
- Finance and Accounting http://www.pwsz.nysa.pl/sitecontent/bwm_en/pliki/erasmus+finance_offer_2017-2018.pdf
- English/German Philology http://www.pwsz.nysa.pl/sitecontent/bwm_en/pliki/erasmus+english-studies_dla-bwm_sept_2018.pdf
- Business English http://www.pwsz.nysa.pl/sitecontent/bwm_en/pliki/business_english.pdf
- Management and Production Engineering http://www.pwsz.nysa.pl/sitecontent/bwm_en/pliki/erasmus+production_management_and_engineering_offer_2017-2018.pdf
Kohëzgjatja e bursave:
- Baçelor (në kohëzgjatje prej afërsisht 5 muaj)
Bursat përfshijnë:
- Kompensimin mujor (750 EUR në muaj për studentët)
- Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor:
- Certifikata e notave/Transkripta
- CV (në gjuhën angleze)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj) që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik
- Certifikata e gjuhës angleze(minimum niveli B2 i Gjuhës Angleze)
- Kopjen e pasaportës
- Learning Agreement (shkarko këtu)
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
(Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju (studentët) duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Prishtinës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit
Ju duhet të përzgjidhni në Nysa University, Poloni, lëndë të ngjashme me ato të fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Pasi të plotësohet dokumenti ‘Learning Agreement’’ tek fusha ‘‘commitment’’ duhet të nënshkruhet nga aplikanti dhe tek ‘’Responsible person at the Sending Institution’’ duhet nënshkruar nga koordinatori i ECTS-ve ose prodekani për çështje mësimore i Fakultetit përkatës.
Për t’i përzgjedhë lëndët (spring semester) në kuadër të programeve të ofruara më lartë, klikoni këtu:
https://erasmus.pwsz.nysa.pl/?page_id=235
Keni të drejtë të përzgjedhni vetëm ato lëndë që ofrohën për semestrin pranveror (spring semester), që përbëjnë jo më pak se 30 ECTS në total.
Afati për aplikim është: 20 nëntor 2018
Dokumentet me titull ‘’Aplikim Nysa University” duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një dokument të vetëm në pdf.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në:
Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.